Të premten është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Pejës i dyshuari për mbi 15 vjedhje. Lirim Kurtaj ka shkuar në stacion policor bashkë me avokatin mbrojtës të tij. Ai dyshohet se vjedhjet i kreu në korrik të vitit të kaluar.
Kurtaj ishte në arrati që nga 23 korriku 2024 dhe më 7 gusht 2024 ishte shpallur në kërkim dhe Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga kushdo që mund të kishte informacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi dhe kanё gjetur e sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё-Kosovёs. Ata dyshohen për veprën “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё Themelore në Pejё.
Policia ka sekuestruar njё pistoletё Zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё, njё sprej OC, njё thikё.
I dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe mbi të rëndojnë dy vepra, “Vjedhje e rёndё” dhe “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.