Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Gjakovë-Klinë.
Policia ka bërë të ditur se ky vetaksident është shkaktuar nga një minibus përkatësisht në fshatin Mrasor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.