Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mesditë në autostradë, ndërsa e përfshirë ishte vetura e tipit BMW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 11:45 është raportuar nga njësiti i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë e tipit BMW. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona -femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.
Ai tutje ka njoftuar se 86 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën janar-shtator, ku 47 kanë qenë shoferë.