Një person ka vdekur në një aksident trafiku të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi ka shkaktuar vetaksident me motoçikletë. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Njësitet policore për kontroll të autostradave, përfshirë njësinë e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë aksidentin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vërmicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestarë kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.