Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiqën dy fëmijë e babai nga zjarri në një banesë në Malishevë

Vdekja malisheve babai me dy femije

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:55, kur Policia u njoftua për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë (Foto: KOHA)

Kanë vdekur dy fëmijë e babai i tyre nga shpërthimi i një zjarri në një banesë në Malishevë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç, e babai i moshës 35-vjeçare.

“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha ai. 

E, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:55, kur Policia u njoftua për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. 

"Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete", tha ai. 

Edhe Babai me dy fëmijët humbën jetën nga zjarri brenda banesës LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Babai me dy fëmijët humbën jetën nga zjarri brenda banesës

Prokuroria ka inicuar rastin si hetim i vdekjes dhe ka urdhëruar që trupat e pajetë  të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), tha Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ndërkaq, para gazetarëve prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni ka thënë se nuk kanë ende informacione për shpërthim të bombolës së gazit, megjithatë po presin raportin e ekspertëve. 

“Nuk kemi informacion për këtë (bombolë gazi) por eksperti i zjarrit po merret me çështjen. Në vendin e ngjarjes në tërësi shihet se është tym e zjarrvënie, por se si e çka tutje ju njoftojmë pasi të marrim raportin nga ekspertët përkatës”, është shprehur ajo nga vendi i ngjarjes rreth orës 16:00.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka thënë se vdekja e tre personave ka ndodhur për shkak të asfiksisë. Ai ka thënë se pavarësisht intervenimit të menjëhershëm nga organet, nuk është arritur të shpëtohen jetët. Krasniqi ka deklaruar se nuk dihet shkaku i zjarrit.

Ndërkaq KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për banesa të Socialit. Aty kanë jetuar babai me katër fëmijët. Në momentin e ngjarjes, njëri fëmijë ka qenë në shkollë e tjetri në çerdhe. 

U.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e viktimave të ngjarjes në Malishevë.

Edhe 53-vjeçarja humb jetën nga zjarri në një shtëpi në Malishevë Kronikë 5 muaj më parë 53-vjeçarja humb jetën nga zjarri në një shtëpi në Malishevë

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar në Facebook, Haxhiu.

VIDEO: