Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, R.K. që kishte rënë nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj gjatë kohës sa po punonte, më 28 mars.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda të pësuara nga rrëzimi.
Lidhur me rastin ishte intervistuar përgjegjësi i punimeve F.S., që më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq të premten, Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar informatë nga QKUK-ja se R.K. nuk u ka bërë ballë lëndimeve.
Në njoftim të Policisë është thënë se është autorizuar vazhdimi i hetimeve për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.
Rasti është cilësuar si: Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Një punëtor bie nga kati i dytë në vendin e punës, dërgohet në QKUK
-
Humb jetën një person në vendin e punës, rasti i shtatë këtë vit
-
Vdiq 59-vjeçari në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku po punonte
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë