Ka vdekur njëri prej tre personave që ishin plagosur në Pejë më 22 maj.
Policia ka konfirmuar se 51-vjeçari që po trajtohej në QKUK nga plagët me armë zjarri ka vdekur të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia pati arrestuar më 23 maj të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë.
Një person i dyshuar ishte arrestuar pak orë pas krimit, nën dyshimet për ndihmë personit pas kryerjes së veprës penale.
Por për arrestimin e të dyshuarit kryesor, 21-vjeçarit Agron Gashi, policia pati kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.