Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një punëtor në Prizren, u godit nga rryma derisa ishte në shtyllë elektrike

policia

Një person ka humbur jetën të shtunën, rreth orës 22:00, në Prizren, në një rast që po hetohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, dyshohet se është goditur nga rryma elektrike dhe si pasojë ka rënë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.