Një person në Deçan është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, dolën edhe inspektorët e punës e prokurori kujdestar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës dhe prokurori kujdestar me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.