Një person rreth 80-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një veturë të premten në mbrëmje në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Siç ka thënë Bytyqi, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.
Ndërkaq në një komunikatë për media, Inspektorati Policor ka njoftuar se zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “rrezik i trafikut publik”.
Nga hetimet fillestare dyshohet se shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe si pasojë ka shkaktuar aksidentin.
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë
-
81-vjeçari goditet për vdekje nga vetura në Piranë të Prizrenit
-
82-vjeçari goditet nga vetura afër spitalit në Prizren
-
Vdiq një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se u godit nga vetura
-
Goditet nga vetura një këmbësor në Prizren, po trajtohet në QKUK