Një person vdiq të enjten në Gjilan pas një aksidenti trafiku mes dy veturash.
Policia ka njoftuar se shoferi i njërës veturë pësoi lëndime të rënda trupore dhe më pas në Emergjencën e Gjilanit ka vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi i veturës tjetër, që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar.
“Ka ndodhur aksident në trafik ndërmjet dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe raportohet se në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.