Një person në Prizren ka humbur jetën të martën si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj” të martën paradite, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Rr. Aziz Tolaj, Prizren 21.10.2025 – 10:15. Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë biçikletën elektrike, është vetaksidentuar dhe si pasojë ka humbë jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo