Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. 

Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

“Raportohet se si pasojë e rrokullisjes së motorit viktima mashkull shtetas I huaj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.