Një person ka humbur jetën në Podujevë të dielën, pasi ishte rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në një lum.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“VDEKJE AKSIDENTALE/Podujevë 16.11.2025-14:29. Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ( rrokullisur) në një lum. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.