Një person ka humbur jetën në fshatin Graboc të Pejës të martën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima kishte qenë duke punuar në shtëpi dhe kishte rënë nga një lartësi prej 3 metrave.
“HETIM I VDEKJES/Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.