Një person ka vdekur në një vetaksident në fshatin Meqë të Gjakovës.
Zyrtarja për Informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka njoftuar se një shofer i kamionit e ka humbur kontrollin dhe pas rrokullisjes ka mbetur i bllokuar nën automjet. Pas intervenimit të njësive përkatëse për nxjerrjen e tij, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.
Lidhur me rastin, është bërë e ditur se po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.