Kronikë

Vdiq një burrë në Gjakovë, ra përtokë sapo doli nga firma ndërtimore ku punonte

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person ka vdekur në Gjakovë pasi ishte alivanosur me të dalë nga firma ndërtimore ku punonte. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, e Policia ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes.  

“Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.