Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rudiger për ndeshjen ndaj Cityt: Punon për këto ndeshje

Antonio Rudiger

Mbrojtësi i real Madridit, Antonio Rudiger, ka thënë se ka përjetuar në të kaluarën shumë ndeshje të mëdha. Ai në konferencë për media para ndeshjes kundër Manchester Cityt, ka theksuar se për ndeshje të mëdha punohet shumë.

“Kam qenë në shumë ndeshje si kjo. E fitova Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Punon për këto ndeshje, këto momente. Kemi luajtur kundër Cityt shumë herë gjatë viteve të fundit. Është një nga ekipet më të mira në Evropë. Nëse do të fitosh Ligën e Kampionëve, duhet të luash kundër Cityt”, ka thënë Rudiger.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka folur edhe për duelin me Erling Haalandin.

“Lojtarë si Haaland janë të fortë dhe është kënaqësi të përballesh me më të mirët. Më pëlqen shumë ajo betejë fizike. Jam përballur me Haalandin shumë herë deri më tani. Ai është një lojtar i klasit botëror, shumë i fortë”, ka theksuar Rudiger.