Kronikë

Vdiq një 4-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se u godit me veturë nga një familjar

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj, pasi një familjar e ka goditur me veturë në oborrin e shtëpisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka theksuar ai.

I dyshuari sipas Veselit është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Veseli.