Një person ka humbur jetën në rajonin e Gollakut, si rezultat i lëndimeve të marra pasi u godit nga një trung druri.
Vdekjen e L.G. (31) e kanë konstatuar ekipet mjekësore.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.