Kronikë

Vdiq një 26-vjeçar në Skenderaj, ra nga kati i tetë i një objekti banesor

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Skenderaj, pasi ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 21:00, ndërsa viktima është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.

“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën. Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, thuhet nga Policia e Kosovës.