Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 16-vjeçar në Leposaviq, u rrokullis me traktor

traktor

Një 16-vjeçar ka vdekur të mërkurën në Leposaviq, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor në fshatin Zemanic. 

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më datën 10.09.2025, rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në njoftim thuhet se sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të. 

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim.