Kronikë

Vdiq në spital i lënduari nga aksidenti i korrikut në Gjilan

qkuk

Foto: Ilustrim

I lënduari nga aksidenti në Radivojc të Gjilanit në muajin korrik, ka vdekur derisa po trajtohej në spital.

Në raportin e Policisë është thënë se aksidenti ka ndodhur më 14 korrik të këtij viti.

“Fsh.Radivojc, Gjilan/14.07.2025-14:10. Lidhur me rastin, raportohet se me 23.11.2025 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte i hospitalizuar që nga data e aksidentit”, thuhet në raport. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.