I dyshuari për tentimgrabitje që është plagosur më 17 mars në Veternik, ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, është e vërtetë, pacienti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, ka thënë Uka për Kohën.
Para nëntë ditësh një tentimgrabitje e armatosur ka ndodhur në hapësirat e jashtme të një qendre tregtare në Veternik.
Cak ishte automjeti i një kompanie të sigurimit që po bartte para.
Përveç të dyshuarit me inicialet M.V., ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, pjesë e kompanisë që po transportonte paratë.