Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK i aksidentuari para një muaji në Komoran

Klinika Emergjente në QKUK

Një person që pati pësuar lëndime të rënda në aksidentin e ndodhur para një muaji në Komoran, ka vdekur të hënën gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të 7 korrikut mes një autobusi dhe dy veturave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Komoran 07.07.2024-06:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.