Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur të dielën (13 prill) pasi ishte lënduar ditë më parë në vendin e punës në fshatin Dragobil.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se viktima ishte lënduar më 7 prill, derisa rasti ishte iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për trajtim, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.