Ka vdekur edhe një prej tre personave të cilët ishin plagosur në Pejë më 22 maj pas një mosmarrëveshjeje me dikë tjetër. Të tre ishin familjarë mes vete – babai me dy djem.
Viktima, i cili po trajtohej në QKUK prej më shumë se dy muajsh, ka vdekur të premten, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të qershorit pati vdekur 51-vjeçari, babai i dy djemve që atë kohë ishin në trajtim.
Policia e Kosovës pati arrestuar të dyshuarin kryesor për rastin një ditë më vonë, 24 maj, ndërsa po atë natë e kishte arrestuar një tjetër të dyshuar për bashkëkryerje.
I dyshuari kryesor është 21-vjeçari Agron Gashi, për të cilin Policia pati kërkuar ndihmën e qytetarëve.