Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor të mërkurën në Carralevë të Shtimes.
Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se me datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë, Shtime. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime”, thuhet nga Policia.
Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.