Kronikë

Vdiq 43-vjeçari që u godit nga vetura në Gjilan

Emergjenca - QKUK - DP

Foto-Ilustrim

43-vjeçari nga Gjilani, i cili mori lëndime të enjten pas goditjes nga një veturë në fshatin Lladovë, ka vdekur sot. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë, Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, ka thënë ai. 

Hashani shtoi se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan, janë duke i udhëhequr hetimet lidhur me këtë rast.