Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në një vetaksident në Korroticë të Drenasit

Aksident

Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Korroticë.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i përfshirë ne aksident ka qenë automjeti Toyota Corolla me targa vendore.  Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjate lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majte te rrugës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se në vendngjarje ka shkuar ekipi emergjent, te cilët e kanë marrë personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jete mbetet të dërgohet në obduksion”, ka thënë Hoxha.