Një grua ka humbur jetën në Prishtinë të enjten pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orën 19:00, e vdekja e saj është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet po punojnë për t’i sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.
“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Jakov Xoxa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin policor për KOHËN.