Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes 72-vjeçari në autobusin e Trafikut Urban

Një 72-vjeçar ka vdekur të dielën në një prej autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, ka njoftuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.

Ai i ka thënë KOHËS se viktima me inicialet I.Ç, është dërguar në QKUK pa shenja jete, e trupi i pajetë tashmë është dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po ka vdekur në vend dhe te ne e kanë sjell të vdekur. Kufoma ka shkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Çitaku.

Sipas tij, shkaqet e vdekjes dyshohet se janë nga ataku kardiak.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur. Viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KOHA ka dërguar pyetje te Trafiku Urban lidhur me rastin, por ende s’ka marrë përgjigje.