Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes 22-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se u godit nga rryma

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një 22-vjeçar është goditur për vdekje nga rryma elektrike në shtëpinë e tij në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 10:00, ku viktima është dërguar në Emergjencën e SHSKUK-së në Prishtinë, e një orë më vonë ka humbur jetën, konfirmoi për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe eksperti i energjisë elektrike, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës”, thuhet në njoftimin policor.