Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vazhdon aksioni: Suspendohet edhe një zyrtar policor e arrestohet një në MPB

Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka vazhduar aksionin e vet, përfshirë zyrtarët e saj që, sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, ka pasur nën hetim që 3 muaj, me ç’rast dyshohet se janë të përfshirë nën bashkëpunim me zyrtarin e ARC-së, Arben Mustafën, që kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur detyrën për të krijuar favore në disa raste që të dyshuarit i kanë pasur nën hetim.

Një zyrtar policor i Krimeve Ekonomike është suspenduar sot gjatë ditës, por burime të Kohës Ditore tregojnë se së shpejti merret vendimi për arrestim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe një tjetër zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar sot.

Mbrëmë Drejtoria e Krimeve Ekonomike së bashku me IPK-në, ka bastisur shtëpinë e policit Lutfi Menxhiqi, me ç’rast dyshohet se janë gjetur prova që ndërlidhen me rastin që e ka nën hetim drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Nga hetimet, rezulton se edhe hetuesi Skënder Xhema, mund të jetë i përfshirë, mirëpo rrethanat ndaj tij do të sqarohen gjatë hetimit në proces. Ai është suspenduar, por priten hetime tjera rreth tij.

Koha Ditore mbrëmë ka raportuar për arrestimin e dy zyrtarëve tjerë policorë, për “ryshfet”.

Për dyshime për korrupsion, mbrëmë është arrestuar hetuesi i krimeve ekonomike, Lavdim Osmani. Pak më vonë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.