Kronikë

“Valixhen e dyshimtë” në Ferizaj e harroi një qytetare

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka thënë se një qytetare është lajmëruar që e ka harruar atë që u konsiderua si “valixhe e dyshimtë” në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj të enjten.

Fillimisht, Policia raportoi për “valixhe të dyshimtë” dhe në vendngjarje doli edhe ekipi i deminimit. Por s’është gjetur asgjë e dyshuar.

“Pasi është lajmëruar qytetarja, është bërë edhe kontrolli i valixhes, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Qytetarja është ftuar për intervistim”, ka thënë Policia.

Lexo përditësimet tjera
shiriti i Policisë

Një valixhe e dyshimtë në Ferizaj, ekipet e Policisë në vendngjarje qe tri orë

Policia është njoftuar për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Që kur...