Tri raste të iniciuara si “Dhunë në familje” janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Të trija rastet kanë të bëjnë me dhunë të burrave ndaj grave.
Në Malishevë një person është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë rast tjetër të dhunës nga bashkëshorti i saj e ka raportuar edhe një grua në Mitrovicë. Pas intervistimit të palëve, edhe në Mitrovicë i dyshuari raportohet se është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe një grua tjetër në Lipjan e ka raportuar burrin e saj në polici për dhunë psikike. Pasi janë intervistuar, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Skenderaj, një burrë nuk e ka respektuar urdhërin e Gjykatës për të qëndruar larg bashkëshortes së tij dhe i njëjti ka shkuar te shtëpia e saj. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se duke mos respektuar urdhrat e gjykatës, i dyshuari mashkull kosovar, ka shkuar te shpija bashkëshortes duke e shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për rastin e fundit.