Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar nga një aksident në Komoran

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Komoran të Drenasit.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërkaq të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 18:30 kemi marrë informacion për një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, katër persona janë të lënduar nga ky aksident”, ka thënë ai.

Shefi i personelit në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë për KOHËN se një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.