Kronikë

Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë të dielën, njoftoi Policia e Kosovës për KOHËN.

Në aksidentin që ka ndodhur në orën 07:00 janë përfshirë katër vetura.

Me rastin është marrë njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.