Një tren ka përplasur një automjet në fshatin Grabovc të Poshtëm mesditën e së premtes.
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.
Njësitet përkatëse janë në vendngjarje, ndërkohë që në vendngjarje ndihmë kanë ofruar edhe ushtarë të FSK-së që janë gjendur afër.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar”, ka njoftuar Policia.