Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në rrugën Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur me dy automjeteve dhe një kamionete.

“Rreth orës 20:40 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, ku ishin përfshirë dy automjete dhe një kamionetë. Sipas informatave fillestare, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai. 

Njësitet policore për kontroll të autostradave kanë dalë në vendngjarje dhe janë marrë me hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit.