Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona të enjten në Han të Elezit pasi dyshohet se kanë vjedhur pjesë metalike në njërin prej objekteve të terminalit doganor.
Të arrestuarit janë A.R., 42-vjeçar, R.R., 27-vjeçar dhe I.L., 38-vjeçar, e veprën penale “vjedhje e rëndë” dyshohet se e kanë kryer më 25 nëntor të 2024-s në orën 23:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia njoftoi në Facebook se personi N.L., dyshohet për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kryen ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare zbuluan se persona të panjohur, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor, duke vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri”, thuhet në njoftimin policor.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.