Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Prizren ka arrestuar tre persona, një grua dhe dy burra, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim më njerëz”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ata dyshohet se kanë trafikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.