Në një aksident mes një veture dhe një furgoni të hënën mbrëma në Luksemburg kanë humbur jetën pesë persona, raporton “RTL”. Tre prej viktimave dyshohet se janë shqiptarë nga Kosova. Kështu kanë shkruar familjarët në rrjete sociale.
Aksidenti frontal ndodhi rreth orës 18:10 në rrugën mes Feulenit dhe Hiederschediti. Dy veturat morën zjarr menjëherë. Ato u shkatërruan plotësisht. Pesë personat që ishin në dy veturat vdiqën në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“RTL” raporton se prokurori publik ka nisur hetimet dhe se po kryen analizat e ADN-së për ta zbuluar identitetin e viktimave.
Sipas burimeve të “RTL” besohet se një nga veturat ishte duke shkuar në korsi të gabuar dhe u përplas me një furgon transportues. Për aksidentin ka raportuar edhe "Luxemburger Wort". Raportohet se është aksidenti më i rëndë i trafikut në Luksemburg këtë vit.