Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona raportohen të zhdukur në Kosovë

persona të zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për tre raste të personave të zhdukur, dy prej tyre të mitur, në rajone të ndryshme të vendit, sipas raportit të saj 24-orësh të enjten.

Rasti i parë është raportuar në Fushë-Kosovë më 29 janar 2025, ku një qytetar ka njoftuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia që nga data 22 janar dhe nuk dihet për vendndodhjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një tjetër rast është regjistruar në Kaçanik më 27 janar 2025. Një banor i Ferizajt nga Maqedonia e Veriut ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, më 22 janar 2025, një grua nga Ferizaj ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke e lënë familjen në pasiguri për fatin e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë nën hetime.