Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Trafiku Urban” i tronditur me aksidentin ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar

Aksident - Policia

“Trafiku Urban” është shprehur i tronditur me aksidentin e djeshëm në Keqekollë të Prishtinës, ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar e ku është përfshirë një nga autobusët publikë të kryeqytetit. 

Autobusi i “Trafikut Urban” është përplasur me një veturë të enjten. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur shoferi i veturës, ndërsa të lënduarit udhëtarë janë liruar nga QKUK-ja të enjten në mbrëmje.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja. Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar “Trafiku Urban” në Facebook.