Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Borovcit, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë. Ai njoftoi se dyshohet se është shkrepur edhe arma e zjarrit.
“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, Policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të tre personave të cilët po ashtu dyshohet të jenë të involvuar në rastin në fjalë” thuhet në njoftimin e Borovcit.
Policia njoftoi se po i vazhdon hetimet mbi rastin.