Kronikë

Therje me thika në sheshin e Ferizajt, lëndohen rëndë dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në qendër të qytetit të Ferizajt.

Përleshja kishte filluar ndërmjet disa personave rreth orës 21:30 në sheshin e qytetit, ndërkohë menjëherë ka intervenuar Policia e Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Të lënduarit kanë marrë edhe trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Rreth orës 21:20 në sheshin e Ferizajt janë përfshirë në një rrahje tre person, ku dy prej të cilëve kanë marrë lëndime trupore. Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë dërguar në stacionin policor për tu intervistuar. Ndërsa personi i tretë nuk është paraqitur në polici. Dy personat pas intervistimit, me vendim të prokurorit shkojnë në mbajtje për 48 orë, Është vërtetuar se gjatë kësaj përleshje është përdorur një mjetë i mprehtë dhe një shufër metalike. Prokuroi më këtë rast ka vlerësuar se janë shkaktuar lëndime të rënda trupore” ka thënë Veseli.

{gallery}