Një person është therë me thikë të dielën në një kafene në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një rrahjeje mes dy personave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersoni i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
”Sot rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën ‘Anton Çeta’ në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, është thënë nga Policia në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.