Dy persona janë therur me thikë të premten në Podujevë.
Në rastin e parë, Policia njoftoi se i mituri dyshohet se ka therur një të mitur tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta në këmbë.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse, në rastin e dytë, një i mitur tjetër po ashtu dyshohet se theri një person, i cili është dërguar në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.
-
Arrestohet i mituri, dyshohet se theri dy të tjerë në Podujevë
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
I mituri arrestohet në Pejë, dyshohet se theri me thikë një bashkëmoshatar
-
I mituri arrestohet pasi theri një të mitur tjetër
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar