Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentuan t’i shmangen ndaljes, Policia detyrohet të përdorë armën ndaj të dyshuarve në Leposaviq

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar kanë tentuar që t’i shmangen ndaljes nga Policia në kufi të dielën në Leposaviq.

Siç është bërë e ditur, gjatë patrullimit me KFOR-in, njësiti policor kufitar ka tentuar që të ndalojë një veturë pa targa me dy persona të dyshuar, të cilët kanë tentuar t’i shmangen ndaljes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin i dyshuari përkundër faktit se është arritur që të ndalohej nga njësiti policor, nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor, me ç’rast zyrtari policor ka përdorur armën.

Asnjë person nuk është lënduar nga përdorimi i armës, ndërsa për rastin thuhet se është njoftuar edhe Inspektorati Policor.

Ndaj të dyshuarit gjyqtarja kompetente ka udhëzuar që të shqiptohen dy fletëparaqitje tiketë.